Diddy i frikësuar pasi bandat mund të hakmerren për vdekjen e Tupac
Sean ‘Diddy’ Combs thuhet se është i dëshpëruar teksa ende gjendet në burg . Ai dyshohet se ka frikë se mos e shënojnë vdekjen e tij brenda burgut.
Thuhet se ai beson se ka një shënjestër pas shpine me bandat e Bregut Perëndimor që duan të hakmerren për vdekjen e rivalit Tupac Shakur. Ky i fundit u vra në vitin 1996. Diddy është mbyllur pas hekurave pasi u akuzua për trafik seksual dhe shantazh.
Një person i brendshëm zbuloi për RadarOnline, “Nëse je person non grata për një bandë apo grup të caktuar, ka njerëz që do të bëjnë gjithçka të keqe për ty. Askush nuk është kurrë me të vërtetë i sigurt apo i izoluar.
Një burim i brendshëm tha për median se “bandat janë shumë të fuqishme, edhe në burgjet më të sigurta. Do të ishte e mundur të arrinim tek ai, por do të duhej bashkëpunimi me rojet e burgut, si në rastin e Jeffrey Epstein.” çështja e vrasjes ishte “fiksion i pastër”, prokurorët po bashkëpunojnë me federatat për të hetuar lidhjen e tij me çështjen e pazgjidhur.