LIFESTYLE & SHOWBIZ
“Dikush po ma bën për inat”, Luiz Ejllit i mbyllin sërish instagramin, denoncon rastin në polici
Këngëtarit Luiz Ejlli i kanë mbyllur sërish adresën e tij të rrjetit social “Instragram”. Fituesi i Big Brother VIP, ka kallëzuar rastin në sektorin e krimit kibernetik.
Ndërsa duke iu referuar edhe herëve të tjera që adresa e tij në instagram është mbyllur, Luiz Ejlli shprehet se dikush po ia bën për inat diçka të tillë.
“Jam te drejtoria e policisë për të bërë kallëzimin, sepse është një rast që po përsëritet dhe dikush e bën për inat”- u shpreh Luiz Ejlli.
Kjo është hera e tretë që këngëtarit të njohur i mbyllin profilin e tij zyrtar në Instagram dhe për të parën herë ai ka ndërmarrë nismë ligjore.