KRONIKËSTAR CHANNEL

Dimal – Policia arreston 33-vjeçarin që qëlloi me kallashnikov pas një konflikti familjar

Dimal – Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Telefonata”, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Sipas burimeve zyrtare, gjatë mesnatës, një 33-vjeçar nga fshati Goriçan, i identifikuar si L.T., ka qëlluar me kallashnikov në ajër pas një konflikti me vëllanë e tij. Menjëherë pas njoftimit nga familjarët, forcat e Stacionit të Policisë Dimal kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke neutralizuar dhe arrestuar autorin.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nga veprimet hetimore, dyshohet se 33-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Policia vijon kërkimet për gjetjen e armës së zjarrit, ndërsa ndaj të arrestuarit rëndojnë akuzat për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Prishje të qetësisë publike”. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button