AKTUALITETSTAR CHANNEL

Dimri i “vërtetë” – Reshje dëbore të dendura dhe shi, parashikimi i motit për javën e ardhshme


Duket se tashmë erdhi dimri i “vërtetë” pasi për javën që presim përpara mbi vendin tonë pritet depërtimi i një qendre të thellë të presionit atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa por edhe të ftohta.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, depërtimi i kësaj qendre të thellë në detin Mesdhe do të sjellë si pasojë sasi të lartë të lagështirës dhe ditë me reshje shiu me intensitet të lartë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjithashtu për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë Polare dhe futja e tyre në detin Mesdhe do të bëjë që të ketë edhe reshje dëbore të cilat në relievet malore të jenë deri dhe të dendura. Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Më pas për ditën e martë dhe deri ditën e premte (dhe jo vetëm pasi edhe për ditën e shtunë pritet situatë e paqëndrueshme atmosferike) moti parashikohet kryesisht me vranësira mesatare dhe të dendura.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Megjithatë këtu nuk përjashtohen edhe kthjellimet afatshkurtra kryesisht për ditën e martë dhe të enjte dhe zonën e qendrës dhe jugu.

Ditën e martë reshje shiu të cilat në veriperëndim do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ditën e mërkurë reshjet në veriperëndim vijojnë me intensitet mesatar dhe të lartë por reshjet me intensitet të lartë përfshijnë në orët e pasdites dhe mbrëmjes një pjesë të madhe të territorit.

Për ditën e enjte reshjet deri në orët e mesditës me intensitet mesatar ndërsa në relievet malore në veri dhe lindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar.

Ndërkohë edhe ditën e premte reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në zonën e veriperëndimit ndërsa në pjesën tjetër të territorit mesatar deri dhe të lartë.

Gjithashtu për ditët e mërkurë, enjte dhe ditën e premte pritet edhe erë tepër intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 5-12 m/s dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 22-26 m/s shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button