POLITIKËSTAR CHANNEL

“Diskutuam për ‘Besën’ dhe komunikimin publik”/ Rama prezanton “Pasqyrë Albania” pas takimit në Pogradec: Qytetarët do kenë të pranishme institucionet si një pako postale

Kryemienisti Edi Rama ka treguar diskutimet që janë bërë në mbledhjen 6 orëshe që u mbajt sot në Pogradec, mes tij, drejtuesve politikë të qarqeve dhe kryetarëve të komisioneve.

Reklama në FieriWeb - “”

Rama shprehu se gjatë mbledhjes u diskutua për ‘Besën’ dhe komunikimin me qytetarin, si dhe shprehu se u fol edhe për “Pasqyrq Albania”, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet dhe herët a vonë të arrihet pika ku çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Nga Pogradeci, kur dielli po perëndon mbi liqen, aty ku Lasgushi gjente frymëzimet e veta magjepsëse dhe aty ku ne u përpoqëm të mbledhim së bashku reflektimet e një periudhe pushimesh aktive, të lidhur me sezonin e ri politik, kemi diskutuar për “Besën”, kemi diskutuar për praninë besnike; kemi diskutuar për ekosistemin e ri të komunikimit të qeverisë, jo në kuptimin thjesht të komunikimit publik, por të komunikimit me qytetarin; kemi diskutuar edhe për pasqyrën unike, “Pasqyrë Albania”, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet dhe ku ambicia është që, më herët se vonë, të arrijmë pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi dhe, nga ana tjetër, shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë”, tha kryeministri.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button