AKTUALITETSTAR CHANNEL

Dita e dytë e protestave në Tiranë pas përplasjeve në Zvërnec, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Për të dytën ditë radhazi, qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur në Tiranë për të protestuar kundër projektit të resortit turistik 4 miliardë eurosh që planifikohet të ndërtohet në Zvërnec.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Tubimi nisi para Ministrisë së Brendshme, ndërsa më pas protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, duke mbajtur pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe thirrje kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas organizatorëve, protesta është vazhdim i reagimit qytetar pas ngjarjeve të ndodhura në Zvërnec, ku pati tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe punonjësve të sigurisë private. Ata kërkojnë anulimin e projektit dhe mbrojtjen e zonës së Zvërnecit, duke e konsideruar atë një pasuri natyrore me rëndësi të veçantë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Protesta po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se kundërshtimi ndaj projektit do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button