AKTUALITET

Dita e festës kombëtare greke, Policia ngre postblloqe në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, kontrollohet çdo makinë


Policia e Gjirokastrës ka ngritur postblloqe në aksin nacional Kakavijë-Gjirokastër dhe çdo makinë që kalon po kontrollohet, për shkak se sot në jug të vendit festohet dita e “JO”-së, e njohur si festa kombëtare e Greqisë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Minoritarët grekë vijnë në Shqipëri për të zhvilluar ceremoni në varrezat e ushtarëve grekë në zonën e Këlcyrës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në vendin e quajtur Ura e Leklit ndodhen disa shërbime të Policisë së rendit dhe Rrugorës për të ndaluar dhe kontrolluar çdo makinë që kalon në këtë zonë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

28 tetori i vitit 1940 njihet në Greqi si dita e “JO”-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke. Që atëherë, përvjetorët e kësaj dite festohen në Greqi si festë kombëtare.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Nga autoritetet janë marrë të gjitha masat për të shmangur ndonjë incident të mundshëm që mund të ndodhë kur të nisë ceremonia, në orën 11.00 të ditës së sotme. Deri tani situata është e qetë dhe pa probleme.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button