AKTUALITET

Ditët e fundit të gazetarit Zamir Dule, përlotet i vëllai: Që pas torturave s’ka bërë jetë të qetë! Përmendte SHIK-un dhe frikësohej


Tronditjen psikologjike te torturave nga SHIK ndaj gazetarit Zamir Dule që ndërroi sot jetë e pohon edhe vëllai i tij Pëllumb Dule i cili thotë se vazhdimisht në mënyrë të pavullnetshme thoshte nga tronditja se po na vjen ShIK-u.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Që kur u godit si gazetar që atëherë nuk ka bërë një jetë të tij lirshëm të qetë. Sa herë fliste jo SHIK-u, kishte frikë akoma, e kishte atë e dinë e SHIK e të asaj që i bënë atje. Më të keqe se ai s’ka pasur njeri në botë”, tha ai vëllai Pëllumb Dule.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Jetonte në kushte shumë të vështira”, shtoi ai.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërsa motra Zhaneta Mersini tregon momentet e fundit të vëllait të saj dhe thotë se ai donte shumë të jetonte pavarësisht gjendjes shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“I erdhi e papritur. Kur erdha unë e gjeta të ënjtur, kishte shkuar në urgjencë i kishin dhënë mjekime për të ftohur. I bënë mjekime nuk i bënë gjë. Më merr vëllai në telefon më thotë hajde se Zamiri është shumë sëmurë. Erdha e mora e çova në Korçë në Senatorium. E mbajtën 10 dit aty dhe nuk kishte përmirësim fare. Kishte një valvul të bllokuar e çuam në kardiologji. Aty e mbajtëm përsëri 10 ditë. Filloi një ç’enjtje të trupit. Nuk kishte ndonjë përmirësim kushedi.

Një ditë më parë i ra oksigjeni, e kam çuar në spital. Doktori i zemrës më tha që ka shumë si Zamiri që presin të sëmurë. Zamirin mund ta mbaj mend edhe pasi doli nga operacioni që i vunë valvulës qe shumë i kënaqur i gëzuar, shpëtova tha. Mirëpo ndodhi një tjetër problem ndërkohë që Zamiri kishte marrë shkarkues dhe hollues gjaku, holluesit i dëmtuan trurin dhe pësoi hemorragji cerebrale. Zamiri i kaloi ditët në vetmi, i mbyllur në vetvete, me punët e shtëpisë. Nuk donte të fliste shumë me njerëzit, ishte i vetmuar.”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ndërsa një prej kolegëve të tij gazetari Gëzim Hashimi tregon ecurinë e karrierës së Zamir Dules dhe gjurmët që la terrori i SHISH tek jeta dhe profesioni i tij. Ai rrëfen se Zamir Dule gjatë karrierës së gazetarisë botoi edhe disa libra një ndër ta libri “Tmerri i Tropojës” një botim dedikuar ish-presidentit Berisha, i cili ndikoi jo pak për negativisht në karrierën e mëpasshme të tij. Mes kujtimeve qe ai la ishin shumë shkrime artistike, ditare dhe një sërë kronikash investiguese dhe kronika të zeza.

Related Articles

Back to top button