AKTUALITETKRONIKË
Divjakë – 65-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet për kontakt me rrymën elektrike
Divjakë, 9 shtator – Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Spolat, Divjakë, ku rreth orës 08:00 është gjetur pa shenja jete shtetasi B. Ç., 65 vjeç, pranë banesës së tij. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se 65-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.