KRONIKËSTAR CHANNEL
Divjakë – 70-vjeçari humb jetën duke notuar në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në plazhin e Divjakës. Rreth orës 11:30, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë, ka humbur jetën teksa po notonte në det.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë një arrest kardiak.
Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.




