KRONIKËSTAR CHANNEL

Divjakë – Arrestohet 70-vjeçari për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Ferras të Divjakës, ku një 33-vjeçar ka denoncuar në polici dhunën fizike të ushtruar ndaj tij nga babai i tij. Menjëherë pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë kanë ndërhyrë në banesën ku ndodhi ngjarja dhe kanë arrestuar autorin, shtetasin Mursel Myftaraj, 70 vjeç.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia zbuloi një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh të mbajtura pa leje, konkretisht:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
  • 1 granatë,
  • 119 kapsolla detonatore,
  • 138 fishekë,
  • 9 karikatorë.

Të gjitha këto u sekuestruan si prova materiale. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Hetimet vijojnë për të zbardhur burimin e municioneve dhe qëllimin e posedimit të tyre.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button