“Djali ka probleme”/ Vr*sja e 14-vjeçarit, flet nëna e Luisit: Martinin e goditi një 40-vjeçar
Disa ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, nëna e Luis Meçjas, 14-vjeçarit që mbetit i plagosur rëndë ka rrëfyer se djali i saj ndodhet në kushte të rënda psikologjike dhe se ka probleme me frymëmarrjen.
Në një intervistë telefonike në News24, ajo tregoi se sipas dëshmisë së të birit, pak ditë para krimit, shoku i tij i ngushtë 14-vjeçari Martin Cani është dhunuar nga një burrë.
Sipas të miturit, personi që ka goditur të premten Martin Canin ka qenë rreth të 40-ave dhe se i ndjeri ka pasur një të çarë në buzë.
Luis Meçja i ka rrëfyer prindërve se sherri ka ndodhur për shkak se autori i dyshuar i krimit, Mario Prelleshaj ka bullizuar Martinin, duke i përmendur edhe të vëllanë me spektrin e autizimit.
“I merret fryma. Me djalin kam biseduar. Djali i ka thënë të gjitha, çdo gjë. I mbetet qëndrimit që ka deklaruar. Por s’kemi çfarë të bëjmë, sduam të përzihemi me shtetin por të vendoset drejtësia.
Më mori qendra shëndetësore dhe më tregoi për djalin që ishte plagosur.
Si Luisi dhe Martini kanë qenë fëmijë shembullorë, janë njohur kur ishin shumë të vegjël. Djali ishte në gjendje të rëndë, së bashku me Martinin, kur shkuam.
I qëndron versionit se kanë qenë dy persona që goditën me thikë, por thotë se kanë qenë rreth 15 persona. Kishin shkuar për t’u sqaruar, për t’u bërë shokë. Sherri ka ndodhur për shkak të vëllait, e kanë bullizuar. Pse më pe, pse të pashë kush është më i forti. S’ka lidhje fare sherri me goca, as nuk janë shkruajtur në rrjetet sociale”
Ndësa për deklaratën e shoferit te furgonit, i cili ka thënë që Martini ka pasur të premten një konflikt, nëna e Luisit ka deklarua se është e vërtetë.
“Po është e vërtetë, e ka goditur një personi rritur tek 40 vjeç. E ka marrë shoferi i furgonit e ka dërguar në shtëpi, e ka pasur buzën e çarë. Martini nuk e njihte personin që e ka goditur, ndërsa Luisi nuk i njeh fare.
Martini atë ditë të ngjarjes i ka kërkuar ndihmë, i kishte thënë të premten që e kishin rrahur dhe të dielën. Djali ishte i qetë sepse mendonte se do rregullonin gjërat dhe nuk e mendonte se do të ndodhte ajo që ndodhi“, tha ajo.
Avokati i familjes së Martinit shpërthen ndaj Braçes, Ramaj: Mos u merr me gazetarët, flit për Policinë