KRONIKËSTAR CHANNEL

Djegia e makinës së gazetarit, AGSH: Alarm për sigurinë, mesazh kërcënues për shkak të punës

Makina e gazetarit Sami Curri është djegur gjatë natës në Bulqizë. Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme për shkak të detyrës. Makina ka qenë e parkuar në afërsi të pallatit ku banonte gazetari.

Ndërkohë Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka shprehur shqetësim të thellë pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, ku automjeti i gazetarit Sami Curri është djegur nga persona ende të paidentifikuar.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas reagimit të AGSH, ky incident përbën një alarm serioz për sigurinë e gazetarëve dhe për klimën në të cilën ata ushtrojnë profesionin e tyre në Shqipëri.

Reagimi i AGSH

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësim e thellë për ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, ku automjeti i gazetarit Sami Curri është djegur nga persona ende të paidentifikuar.

Ky incident, përbën një alarm serioz për sigurinë e gazetarëve dhe klimën në të cilën ata ushtrojnë profesionin e tyre. Deklaratat publike të gazetarit Curri, i cili e konsideron ngjarjen si një mesazh kërcënues për shkak të punës së tij, e bëjnë edhe më urgjente një reagim institucional të shpejtë dhe të plotë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

AGSH i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve të drejtësisë që të hetojnë me prioritet maksimal këtë rast, duke zbardhur plotësisht rrethanat dhe duke identifikuar përgjegjësit. Çdo vonesë apo neglizhencë në trajtimin e kësaj ngjarjeje do të rriste pasigurinë dhe do të dërgonte sinjale negative për lirinë e medias në vend.

Ne theksojmë se çdo akt që synon të frikësojë apo të pengojë gazetarët për shkak të detyrës së tyre është i papranueshëm dhe cenon drejtpërdrejt të drejtën e publikut për informim.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button