KRONIKË
Djegia e pallatit në Tiranë/ Shkrumbohen tre banesa, dëmtohet 30% një tjetër
Pas më shumë se tre orësh, shërbimet zjarrëfikëse kanë vënë në kontroll të plotë zjarrin që përfshiu pallatin 10-katësh në zonën e ish-Parkut të Autobusave në kryeqytet. Zjarri ra rreth orës 14:20 dhe dyshohet se fillimisht ka nisur në katin e fundit dhe më pas është përhapur në disa kate.
Në një lidhje me Edicionin Qendror, gazetarja Gerta Vasku raporton se paraprakisht dyshohet se nga zjarri janë dëmtuar tre apartamente totalisht, janë shkrumbuar, ndërsa një hyrje tjetër ka dëmtime në masën 30% të saj.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen ende shërbimet e zjarrfikëses, ndonëse zjarri është shuar totalisht. Banorët e pallatit presin një konfirmim për të parë se çfarë ka ndodhur me apartamentet e tyre.