AKTUALITETSTAR CHANNEL

Do garojnë nga Beogradi në drejtim të Tiranës, bllokohen në doganë 3800 pëllumba 

Mbi 90 anëtarë të Shoqata e Pëllumbave të Postës 2003 protestuan këtë të diel në pikën kufitare të Qafë-Thana, pasi pretenduan se autoritetet doganore kishin ndaluar daljen jashtë vendit të pëllumbave garues.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas përfaqësuesve të shoqatës, vendimi për bllokimin e transportit ishte marrë pas një kërkese të bërë nga Fidel Ylli. Ata e cilësuan ndërhyrjen si të pajustifikuar ligjërisht dhe si presion ndaj anëtarëve të shoqatës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në deklaratat për mediat, përfaqësuesit Kujtim Beqja, Arben Piroli dhe Hysen Rama deklaruan se dogana duhet të verifikojë vetëm dokumentacionin veterinar dhe teknik të nevojshëm për transportin e pëllumbave, dhe jo të pengojë aktivitetin sportiv.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Pas rreth një ore debatesh dhe qëndrimi të bllokuar në pikën kufitare, autoritetet lejuan kalimin e mjetit që transportonte 3800 pëllumba garues.

Reklama në FieriWeb

Sipas organizatorëve, pëllumbat do të marrin pjesë në një garë sportive që nis nga Beograd me destinacion Shqipërinë.

Related Articles

Back to top button