“Do të denoncoj për dhunë”, 37 vjeçari për të shpëtuar veten, vret ish partneren shtatzënë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku një person për të shpëtuar nga dënimi për dhunë në familje ka vrarë ish partneren e tij shtatzënë.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Alabama ku 37 vjeçari ka pritur që ish-partnerja e tij shtatzënë të kthehej në banesë dhe më pas e ka goditur me thikë për vdekje sepse mendonte se ajo do ta akuzonte për dhunë në familje që do ta kthente në burg.
Bradley Ëayne Stokes u arrestua në Columbus, Georgia, sipas një deklarate të postuar në faqen e Sherifit të Qarkut Russell në Facebook. Ai akuzohet për vrasjen e gruas 37-vjeçare, e cila ishte në javën e tetë shtatzënë dhe u fsheh prej tij në një stacion zjarri në Alabama.
Sipas deklaratës, hetuesit e qarkut, të ndihmuar nga zyra e sherifit të qarkut fqinj, kapën të dyshuarin pas “një ndjekjeje të shkurtër të automjetit dhe këmbësorëve ” . Stokes akuzohet për vrasje dhe është në pritje të ekstradimit në kontenë Russell.