AKTUALITETSTAR CHANNELVISIT ALBANIA

“Do të ketë hapësira për të gjithë”, Rama flet për plazhet publike: Plani që po zbatohet është tejet ambicioz, ka ndryshim radikal!

I pyetur nga qytetarët gjatë komunikimit “Sy m’sy” në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se hapësirat publike në plazhet e vendit janë të mjaftueshme për të gjithë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas tij, plani që po zbatohet këtë vit është ambicioz dhe ka ndryshim radikal nga vitet e kaluara.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Çdo vit për plazhet, kemi krijuar më shumë hapësirë për të gjithë në sensin që plazhet nuk mund të jenë ekskluzivitet që kanë mundësi apo duhet të shërbehen privatisht. Mbi të gjitha, plazhet duhet të ofrojnë mundësi të lirë dhe të pacenuar, dhe për të marrë kënaqësi, duke shfrytëzuar çdo hapësirë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Çdo vit kemi ardhur duke vënë më shumë disiplinë dhe duke krijuar më shumë hapësirë për të gjithë. Plani që do të zbatohet nga ky vit është tejet ambicioz, ka ndryshim radikal nga vjet, ne jemi duke e ndjekur, sapo ka filluar. Në të gjithë vijën bregdetare do të ketë hapësira pa pasur nevojë të kërkosh asgjë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button