AKTUALITETPOLITIKË

“Do të rikthehem në burg” Beleri nga Strasburgu: Synimi im ishte të betohesha si kryebashkiak i Himarës


Fredi Beleri është shprehur se ndihet i lumtur që u zgjodh eurodeputet, por ka theksuar se synimi i tij ishte të betohej si kryetar i Bashkisë së Himarës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Synimi im ishte të betohem si kryetar i Bashkisë së Himarës, por para meje hapet një perspektivë e re”, tha Fredi Beleri për MEGA nga Strasburgu ku ditën e sotme zhvillohet votimi për zgjedhjen e kreut të Komisionit Europian.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Më pas shtoi: “Jam i lumtur, por edhe i hidhëruar sepse në vitin 2024 ka vende që nuk respektojnë zgjedhjet dhe vullnetin e popullit”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sipas tij, “populli shqiptar dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Nuk e di nëse Edi Rama e dëshiron anëtarësimin në BE. E di që njerëzit e duan. Qytetarët shqiptarë tashmë jetojnë në Bashkimin Evropian. Është një fakt që shqiptarët janë azilkërkuesit e parë në vendet e Bashkimit Europian. Është fakt që qytetarët e një vendi që kërkojnë azil do të jenë shumë shpejt pjesë e familjes europiane”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Siç shpjegoi ai, nëse nuk kthehet në Shqipëri, atëherë qeveria Rama do të marrë masa ndaj tij dhe do t’i ndalojë hyrjen në vend.

“Atje është shtëpia ime, është jeta ime dhe nuk do t’ia bëj jap askujt këtë kënaqësi këtë. Unë do të kthehem përsëri në burg edhe për pak kohë, shpresoj.”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Për sa i përket, zgjedhjeve që do të mbahen në Bashkinë e Himarës, Fredis Beleri u shpreh se “ne gjithmonë shpresojmë që zgjedhjet të përmirësohen dhe të bëhen më të mira. Fatkeqësisht, 34 vjet pas rënies së regjimit komunist, zgjedhjet e ndershme dhe të paanshme janë një domosdoshmëri”.

Related Articles

Back to top button