KRONIKË

“Do të të çoj te ai se jep më shumë”, dalin bisedat e të miturave shqiptare, tutores greke dhe klientit: Më sill edhe atë shoqen…


Të tjera detaje kanë dalë nga zbulimi i rrjetet të prostitucionit në Greqi, ku katër tutorë shfrytëzonin 7 vajza të mitura, 5 prej tyre shqiptare. Sipas mediave greke mësohet se në krye të këtij rrjeti ishte një 25-vjeçare greke e cila gjente të miturat, më pas  i joshte ato me para dhe më pas u gjente klientë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ka qenë një prej motrave të vajzave që shfrytëzoheshin ajo e cila arriti të zbulonte këtë rrjet tutorësh. Në deklaratën e saj në polici e reja ka treguar se si e ka zbuluar aktivitetin e prostitucionit në të cilin fatkeqësisht ishte përfshirë dhe e motra.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

 “Situata me motrën time nuk ka ndryshuar. Ajo vazhdon edhe sot të rezervojë takime romantike. Kohët e fundit kam vënë re, duke kërkuar në telefonin e saj se përveç 25-vjeçares, një tjetër vajzë e rritur po i rregullon një takim”, ka thënë ajo, teksa më tej ka treguar se në telefonin e të motrës gjeti dhe një tjetër mesazh, me një burrë. Ai sipas të resë i kërkonte të motrës që të takoheshin në një hotel në zonën e Gazit dhe më pas do t’i jepte para.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Bisedat që u zbuluan në telefonin e të miturës:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

25-vjeçarja: Ka mbaruar ajo punë, do të marrësh lekë. Lëre atë se është budalla. Po ashtu do të të rregulloj atë tjetrin që jep 200 euro.

E mitura: Pse?

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

 25-vjeçarja: Ai jep më shumë

Një tjetër mesazh tregon bisedën e vajzës së mitur duke i sqaruar klientit moshën e saj. Mirëpo ai nuk e ka problem, madje e pyet nëse dëshiron dhe të konsumojë kokainë.

E mitura: Hej, më dëgjo, të thashë që jam 17. Nuk jam ende 18 vjeç

Klienti: Epo, edhe sikur të ishe sërish 16 vjeç, nuk do ta kisha problem. Në fakt jam pak i nervozuar që me ke bërë bllok… a pi? A të të sjell ndonjë gjë?

E mitura: Jo, nuk pi

Klienti: OK, kam vetëm të zezë por kam edhe kokainë për vajzat që duan. Sot do të shkosh herët në shtëpi, çfarë ka?

E mitura: Ku të shkojmë? Nuk kemi para për taksi.

Klienti: Ku jeni tani?

E mitura: Gazi.

Klienti: OK, ikim në Gazi, shkojmë në hotel. Të filloj…

E mitura: Mirë. A do t’i keni me vete 200 euro?

Klienti: Dërgo një foto, a më dëgjon?

E mitura: Nesër.

Klienti: Në rregull, por do të sjellësh edhe shoqen, mirë?

Si u zbulua rrjeti i tutorëve!

Gjithçka nisi të zbardhej kur motra e një prej të miturave gjeti në celularin e saj bisedat me një burrë i cili i kërkonte që të takoheshin në një hotel në Kerameikos, kundrejt pagesës. Menjëherë ajo shkoi në Polici dhe denoncoi rastin. Pas këtij denoncimi efektivët e policisë konstatuan se 17-vjeçarja në fakt ka shkuar në takim, së bashku dhe me një tjetër të mitur.

Shuma që të miturat merrnin!

Të miturit merrnin nga 100 deri në 400 euro për çdo takim me përqindjen më të madhe të parave që do t’i jepeshin tutorit, në këtë rast 25-vjeçares.  Madje, në shumë raste shtatë të miturat transportoheshin në takime nga një taksisti 54-vjeçar i njohur ndryshe si “Tarifas” me banim në Peristeri.

“Klientët” e të miturave, në fakt, ua rekomandonin meshkujve të tjerë, ku rasti më tipik ishte ai i qershorit të kaluar, ku një numër i papërcaktuar meshkujsh kryen marrëdhënie seksuale me dy prej të miturave jashtë Athine. Secila prej dy vajzave morën nga 200 euro.

Related Articles

Back to top button