KRONIKËSTAR CHANNEL

“Do t’ju hamë të gjallë…”/ Rama ironizon sërish Alizotin, e krahason me një bretkosë: Vajmedet…

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish këtë mëngjes drejtuesin politik të Partisë Demokratike në Elbasan, Tomor Alizotin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Rama ka zgjedhur ta krahasojë Alizotin me një bretkosë. Përmes një videoje montazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama ka vendosur imazhin e një amfibi mbi fytyrën e Alizotin, ndërsa në sfond dëgjohet deklarata që ai bëri dje nga Librazhdi drejtuar socialistëve: “Do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Vajmedet vajmedet… Mirë lajthitën e rrëshqitën po pse të tërë menjëherë, do thoshte Shvejku“, shkruan Rama krahas videos.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Juve do iu hamë të gjallë nëse prekni demokratët, nëse vendosni mina s’do ju ndahemi kudo ku jeni. Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj , do ju hamë të gjallë. Mos guxoni t’iu shkoni njerëzve nëpër shtëpia natën, mos guxoni të fusni duart ditën e zgjedhjeve. Doktor, jepi se ty të kanë më shumë frikë”, tha ai.

Reklama në FieriWeb

Kësaj deklarate Rama iu përgjigj edhe një ditë më parë nga Kuçova, duke e quajtur Alizotin ‘Ludoviku’.

Ludoviku thoshte ‘do u hamë të gjallë’. Kështu Ludovik i them Tomor Alizotit, për shkak të një personazhi në një film. Ky është çyryk, nuk është normal. Ishte një tjetër thoshte se nën këtë qeveri të poshtër, kanë ikur 1 milion lekë, por gaboi, se donte të thoshte 1 milion njerëz. Ata janë njësha, njëri më i lodhur se tjetri, njëri më i mbaruar se tjetri, çohen që në pikë të mëngjesit, pinë ujë kënete dhe e spërkasin. Natën thonë se populli është i sëmurë, edhe pse sondazhet thonë se PS fiton”, tha Rama.

Related Articles

Back to top button