KRONIKËSTAR CHANNEL
Dogji automjetin e kushëririt, bie në pranga 20-vjeçari në Fier! Arsyeja është “bindëse”
Detaje të reja dalin në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur më 30 janar në Portëz të Fierit, ku 20-vjeçari Andrea Thimjo, dyshohej se ka djegur me lëndë djegëse automjetin tip” Benz” në pronësi të shtetasit Robert Elmazaj.
Burime policore bëjnë me dije se autori i cilia është arrestuar, e ka djalë halle të dëmtuarin dhe dy kushërinjtë nuk kanë shkuarje me njëri- tjetrin ndaj kanë pasur konflikte të vazhdueshme, madje i dëmtuari e bullizonte autorin 20-vjeçar.
Andrea Thimjo ka shkuar natën te banesa e djalit të hallës, Robert Elmazaj, ka djegur automjetin me lëndë djegëse, benzinë, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka bërë të mundur dokumentimin e ngjarjes me prova ligjore dhe ka arrestuar shtetasin Andrea Thimjo.