AKTUALITETSTAR CHANNEL

DOKUMENTET/ Vlen 25 mijë euro në muaj, por i është dhënë falas Ajola Xoxës, tjetër skemë abuzimi “5D” në mes të ish-Bllokut?


Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, administron prej vitesh një godinë ku ka vendosur “NAAN Gallery”, e cila ka sipërfaqe 269 metra katrorë dhe rreth 1100 metër truall pa asnjë qira.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Kështu raporton “CNA.al” në një shkrim të publikuar këtë të enjte, ndërsa thotë se ditën e djeshme ka tregoi me fakte përfitimin që kishte marrë një nga pronarët e objektit që qiranë duhet ta kishte mjaft të majme, por të majme ishin edhe të ardhurat që i vinin nga Bashkia e Tiranës, të ardhura të majme që vinin nga tenderë me flamur të kuq, të ardhura të majme, të cilat nuk ishin vetëm për Gentian Sulën që ne raportuam, por edhe për pronarë të tjerë direkt apo indirekt. 

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

DOKUMENTET/ Vlen 25 mijë euro në muaj, por i është

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Tender që ka përfituar kompania “Intersig Vienna Insurance”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Është e qartë se një objekt në mes të Bllokut si ai ku është galeria “NAAN” e Ajola Xoxës, qiranë mujore sipas agjencive imobiliare, duke llogaritur me një çmim 20-25 euro për metër katrorë sipas zonës, vetëm godina minimalisht do të shkonte 7000 euro në muaj, me gjithë truallin shumë më tepër. Ai objekt, sipas të dhënave të mirë-konfirmuara edhe nga agjencitë e vetë bashkëpronarëve të atij objekti, shkon me rreth 25 mijë euro në muaj, përafërsisht.

Pra, nga viti 2020 deri më sot, Ajola Xoxa në rast se do të kishte marrë një objekt me qira, i njëjtë si ai në atë zonë, do të duhet të kishte paguar të paktën 300 mijë euro në vit afërsisht, në total ndoshta rreth 1.2 milionë euro, ndoshta edhe më shumë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

DOKUMENTET/ Vlen 25 mijë euro në muaj, por i është

Tender që ka përfituar kompania “Intersig Vienna Insurance”

Është një nga godinat, vilat, më unike që ka kryeqyteti dhe është kthyer në një galeri për të bërë ekspozita falas Ajola Xoxa, e cila është kthyer në një kuratore arti, të cilin e ka pasion.

DOKUMENTET/ Vlen 25 mijë euro në muaj, por i është

Bashkëshorti i saj është kryebashkiak i Tiranës, ndërsa Ajola kuron art në godinën në mes të Bllokut, objekte të cilat kanë qira marramendëse, por asaj i jepen falas.

Ky është fakt i pranuar, i verifikuar, i treguar me dokumente, por ka institucione, të cilat nuk kanë sy dhe veshë.

Ka dhe të tjera, në fakt, siç është SPAK-u që po heton shumë dosje të Erion Veliajt dhe besojmë që investigimi ynë i djeshëm i ka dhënë një dorë dosjes së tyre që ndoshta ata e kanë, por të shikosh një “5D” tjetër, ama jo në bashki, publike, në mes të Bllokut, është njësoj skandaloze, është njësoj sikur të të hedhin hi syve. 

DOKUMENTET/ Vlen 25 mijë euro në muaj, por i është

Tender që ka përfituar kompania “Intersig Vienna Insurance”

Pra, ta shohësh që është një godinë që duhet paguar një qira marramendëse, por nuk paguan asnjë lekë, as qira. Pse? Sepse atë e ka Ajola!

DOKUMENTET/ Vlen 25 mijë euro në muaj, por i është

Tender që ka përfituar kompania “Intersig Vienna Insurance”

Për ta mbyllur: Pse i jepet një godinë që duhet të ketë qira 25 mijë euro në muaj pa para Ajola Xoxës?

Gjithçka që kemi shkruar më sipër e merr përgjigjen nga kjo pyetje”, thuhet në shkrimin e publikuar nga “CNA.al”, e cila ka publikuar gjithashtu edhe dokumentet që sipas saj vërtetojnë këtë abuzim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button