MOTITË NDRYSHME

Dominim i vranësirave dhe reshje shiu pas mesditës, parashikimi i motit për sot


Shqipëria

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë Veriperëndimore, territori shqiptar, do të jetë në ndikimin e motit të lagësht dhe të freskët. Për pasojë vranësirat do të jene dominante deri pas-mesdite kur pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë vendin. Në zonat veriore dhe veriperëndimore priten shira me intensitet të lartë. Parashikohet që shirat me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë të mbeten prezent edhe gjatë orëve të pasdites. Pritet dobësim i përkohëshëm i intensittit të shirave vetëm në orët e vona të natës. Problematike gjithashtu, paraqiten stuhitë e forta të erës në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Era do fryjë e fortë me shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Kosova 

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Republika e Kosovës; orët e para të mëngjesit do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë Kosovën. Mbeten prezente reshjet e shiut problematike gjatë mbrëmjes dhe natës në të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë mjaft probleme ku më të dendura shirat paraqiten në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 21°C. Era do ë fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Pjesa e parë e ditës, parashikohet të dominohet nga intervalet të shkurta kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta, të cilat në mesdite do të pësojnë zhvillim duke sjellë rrebeshe shiu në të gjithë republikën e Maqedonise ku herë pas here priten edhe mini-stuhi të forta ere. Parashikohet që; mbrëmja dhe nata vonë të intensifikojnë reshjet në një pjesë të mirë të vendit, por më të theksuara reshjet do të paraqiten në zonat Jugore dhe Pernëdimore duke sjellë permbytje lokale. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë reshje intensive në pjesën më të madhe të kontinenti. Konkretisht, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere priten në gadishullin e Ballkanit, Europën qëndrore, brigjet e detit Egje si edhe brigjet e detit të zi. Po ashtu, Europa Jugperendimore dhe ishujt britanikë do të vijojnë me stuhi të forta ere dhe shira të konsiderueshëm ndersavetëm Europa Lindore dhe gadishulli Skandinav do të mbizotërohen nga moti i kthjellët,por relativisht i ftohtë

Related Articles

Back to top button