AKTUALITETBOTA

Donald Trump rikthehet në shtëpi pas sulmit më armë gjatë një mitingu në Pensilvani

SHBA

Reklama në FieriWeb

Ish-presidenti Donald Trump ka lënë spitalin dhe është rikthyer në shtëpi në New Jersey pas sulmit me armë gjatë një mitingu në Pensilvani.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Shërbimi Sekret bëri të ditur se një person u vra në audiencë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Agjentët qëlluan per vdekje autorin në vendngjarje, thuhet po ashtu në komunikatë. Emri i tij nuk u bë i ditur, e as motivi i mundshëm. Trump tha se u qëllua me një plumb që i “shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë”. “E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Incidenti ndodhi pak ditë përpara Konventës Kombëtare Republikane, në të cilën Trumpit pritet t’i konfirmohet nominimi i partisë si kandidat presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button