“Dosja Partizani”, Avokati: Më 5 maj jepet vendimi përfundimtar, Berisha s’ka më asnjë mundësi për ta zvarritur

Ditën e sotme çështja për kreun e PD-së, Sali Berisha sa i takon dosjes “Partizani” u shty sërish duke sjellë kështu një zvarritje të procesit gjyqësor.
Për “Tirana Live” në ABC News avokati Arbër Hoxha tha se sipas ligjeve afati për të marrë një vendim në seancën paraprake është nga 30 ditë e deri në 6 muaj. Sipas avokatit Berisha nuk mund që ta zvarrisë më çështjen pasi sipas tij ka përdorur çdo mjet të mundshëm. Avokati parashikon se gjykata do të marrë një vendim përfundimtar më 5 maj.
“Shumë rrallë ka ndodhur që të ketë përfunduar data e afatit. Berisha ka falënderuar personalisht gjyqtaren dhe më pas sipas tij ajo humbi integritetin qoftë profesional. Nuk ka ngelur asgjë për t’u paraqitur, kërkesa për përjashtimin e gjyqtares ishte e fundit. Pas datës 5 maj nuk mund të ketë më shtyrje, nëse do të jenë gjetur avokatët për të pandehurit. Edhe nëse s’do të jetë pala do të shpallet vendimi.
Vendimi mund të shtyhet vetëm në rastet e ndonjë tërmeti, përmbytjeje, fatkeqësie natyrore ose nëse vijnë na pushtojmë. Vetëm në të tilla raste mund të shtyhet shpallja e vendimit, në rastet e tjera vendimi do të jepet. Mendoj që të gjitha gjasat janë që të shpallet vendimi. Mendoj se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares do të rrëzohet, pasi ka raste specifike kur përjashtohet një gjyqtare.
Anshmëria që pretendon Berisha nuk është një rast specifik. Berisha ka kryer të gjitha mundësitë për zvarritur rrëzimin gjyqësor. Me 5 maj mundësia më të mëdha ligjore është pushimi i çështjes, por mundësia më e vogël është kthimi i çështjes për rigjykim”, tha avokati.