KRONIKËSTAR CHANNEL

Dosja “Partizani”/ Shtyhet sërish seanca paraprake për Sali Berishën dhe të pandehurit e tjerë

Është shtyrë sërish seanca paraprake për Sali Berishën dhe të pandehurit e tjerë për dosjen “Partizani”. Seanca e radhës pritet që të zhvillohet me datë 26 Shkurt, ora 09:00.

Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Akuzat e ngritura:

  • Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal
  • Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;
  • Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.
  • Andia Pustina – Financierja, e cila kryente  operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k –  Akuzohet për ‘Pastrim parash”.
  • Xhimi Begeja-Ortaku i Jamarbër Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’. Ai akuzohet akuzohet për “Pastrim parash”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button