Dosja “Sky ECC” në Greqi “nxjerr zbuluar” bandat, si drejtonte shqiptari trafikun e drogës nga burgu! Polici i kërkonte 10 kg kokainë për “njeriun e tij” dhe…
Një javë më parë policia greke vuri në pranga një ish oficer të anti-drogës në Athinë, një shtetas shqiptar dhe një grek, të cilët u zbuluan nga komunikimet në platformën “Sky ECC” se bashkëpunonin me njëri-tjetrin për trafik droge. Oficeri grek Ilia T. doli se komunikonte me 45-vjeçarin shqiptar Sandër Pemaj, i dënuar për trafikun e 1.2 ton kokainë nga Karaibet drejt Greqisë.
Pemaj konsiderohet një nga personazhet kryesorë të krimit të organizuar shqiptar në Greqi, duke kontrolluar nga burgu veprimtarinë kriminale jashtë.
Media greke ka siguruar nga dosja hetimore, disa prej bisedave të kryera mes personazheve.
Në një komunikim një shpërndarës droge kontakton me Sandër Pemaj. Shpërndarësi i thotë: “Është bërë problem i madh, më preu (nënkupton policin)… E ndërpreu bashkëpunimin se u dëgjua lart (në qendër) që më ka mbuluar dhe më thotë më fal, nuk mundemi të vazhdojmë.
Sandër Pemaj i’a kthen: “Budallallëqe thotë. Në një kohë të shkurtër do të thotë “vëlla, po, e kishin gabim. Ndoshta nuk ishte ashtu, ishte diçka tjetër, le të takohemi përsëri”. A e kuptove? Diçka kërkon ai. Diçka të marrë, e di ti”.
Dhe shpërndarësi i përgjigjet: “Ai mund të ketë frikë, por mos na gatuan ndonjë gjë, kam frikë tani, o vëlla. Nuk kam fare besim tek ai, tek tjetri kam plot, me sy mbyllur. Më thotë se dëgjohet shumë lart”.
Ndërsa Sandër Pemaj i’a kthen: “Ndoshta do “kafe” më të madhe”.
Në një tjetër dialog, oficeri i policisë komunikon me Sandër Pemaj ku i thotë:
“Të të them, një grek do SKUNK, 100 në muaj jep. Ke?”
Ndërsa në një bisedë tjetër i njëjti oficer policie i kërkon Pemajt, 10 kg kokainë, të cilat i do një njeriu i tij.