Drejtohej nga Dubai dhe Turqia/ Europol godet kartelin e kokainës nga Ballkani Perëndimor, në pranga 40 persona
Një operacion ndërkombëtar i policisë spanjolle në bashkëpunim me autoritet evropiane të sundimit të ligjit ka goditur një kartel ballkanik të trafikut të drogës.
Karteli transportonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Veprimtaria hetimore u krye nga Garda Civile Spanjolle, me mbështetjen e Europolit dhe bashkëpunimin e Italisë si dhe vendeve të tjera. Në total, 40 persona kanë përfunduar në pranga mes Spanjës, Brazilit, Kroacisë, Serbisë, Gjermanisë dhe Turqisë. Operacioni çoi gjithashtu në sekuestrimin e tetë tonëve kokainë dhe sekuestrimit të rreth 12.5 milionë euro dhe tre milionë dollarë në Brazil dhe 50 milionë euro në Serbi.
Hetimi, i cili zgjati afërsisht 4 vjet në total, çoi në zbulimin e një rruge të trafikut të drogës që fillonte nga Ekuadori, Kolumbia dhe Brazili dhe më pas kalonte përmes Afrikës Perëndimore dhe Ishujt Kanarie. Drejtuesit e grupit kriminal kryesisht i përbërë, sipas hetuesve, nga individë nga Ballkani Perëndimor vepronin nga Dubai dhe Turqia. Ndër pikat kryesore të pjesës hetimore spanjolle, Guardia Civil përmend momentin e sekuestrimit në gusht 2023, të një varkw me 700 kilogramë kokainë në bord dhe një “ekuipazh italo-kroat”, i cili u kap në afërsi të Ishujve Kanarie. I njëjti grup të dyshuarish kishte futur më parë një ngarkesë tjetër prej 500 kilogramësh në Spanjë.
Një sërë veprimesh në mbarë botën i dhënë goditje të rëndësishme rrjetit kriminal. Më 11 maj 2023, autoritetet serbe dhe holandeze synuan së bashku udhëheqjen dhe infrastrukturën e shpërndarjes së kartelit. Gjatë gjithë operacionit, autoritetet arrestuan 13 të dyshuar dhe sekuestruan sasi të mëdha armësh dhe asetesh të vlerësuara në rreth 50 milionë euro. Gjatë një operacioni tjetër në tetor 2023 , autoritetet ligjzbatuese kroate, gjermane, spanjolle dhe turke kryen një aksion të përbashkët kundër këtij karteli. Rezultatet përfshinin 21 arrestime në Kroaci dhe Gjermani dhe sekuestrime të mëdha droge, armësh zjarri dhe likuiditeti. Një muaj më vonë, autoritetet turke arrestuan një nga drejtuesit kryesorë të rrjetit dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, të dy shtetas kroatë në Stamboll.
Në mars 2024, autoritetet braziliane kryen fazën e fundit të një hetimi për pastrimin e parave të ardhura nga trafik i drogës, i cili zbuloi pothuajse 500 llogari bankare që kishin trajtuar rreth 371 milionë euro vitet e fundit. Pas ditës së aksionit, autoritetet kombëtare arrestuan dy të dyshuar. Gjithashtu ata bllokuan dhe sekuestruan pasuri të vlerësuara në 12 milionë euro, si dhe 3 milionë dollarë cash.