AKTUALITETSTAR CHANNEL
Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, pëson hemorragji cerebrale

Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar një hemorragji cerebrale dhe është shtruar për trajtim mjekësor në QSUT.
Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij shëndetësore ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Llabani kishte marrë detyrën vetëm një javë më parë, më 15 janar, pas shkarkimit dhe arrestimit të drejtorit të mëparshëm, Indrit Cërrloj.
Arrestimi i Cërrloj lidhet me arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci nga burgu i Durrësit, ngjarje që solli ndryshime të menjëhershme në drejtimin e institucionit penitenciar.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të Llabani apo për vijimin e drejtimit të burgut.




