AKTUALITETSTAR CHANNEL

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon efektivët dhe qytetarët për kontributin gjatë tre eventeve madhore

Tiranë – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka shprehur sot mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit dhe qytetarët shqiptarë, për kontributin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë tri ngjarjeve shumë të rëndësishme për vendin: procesit zgjedhor, garës ndërkombëtare “Giro d’Italia” dhe Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Reklama në FieriWeb

Në një mesazh publik, Drejtues Madhor Proda vlerësoi angazhimin e palodhur, profesionalizmin dhe përkushtimin e strukturave të Policisë në garantimin e rendit dhe sigurisë, duke theksuar se falë këtij kontributi, Shqipëria u përfaqësua denjësisht përballë partnerëve ndërkombëtarë dhe arriti të zhvillojë në mënyrë të sigurt dhe të qetë tri prej ngjarjeve më të rëndësishme për imazhin e saj.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Kontributi juaj është një nga shtyllat më të rëndësishme në forcimin e besimit të qytetarëve dhe të partnerëve te Policia e Shtetit,” – u shpreh Proda, duke përgëzuar edhe strukturat drejtuese për koordinimin efikas dhe menaxhimin me përgjegjësi të situatave komplekse.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Një falënderim të veçantë, kreu i Policisë së Shtetit e adresoi edhe për qytetarët, për qytetarinë dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kufizimeve të përkohshme që u vendosën në funksion të sigurisë publike.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Sjellja juaj ndihmoi drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e këtyre ngjarjeve dhe forcoi bashkëpunimin midis qytetarëve dhe Policisë së Shtetit,” u shpreh ndër të tjera Drejtues Madhor Ilir Proda në fund të mesazhit të tij.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Policia e Shtetit vlerëson bashkëpunimin me komunitetin dhe mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe rendin në çdo cep të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button