KRONIKËSTAR CHANNEL

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, pezullon nga detyra tre drejtues në Durrës pas aksidentit tragjik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të tre drejtuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas aksidentit të rëndë ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos një tjetër.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në kuadër të masave të marra për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave, janë pezulluar:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
  • Drejtori i DVP Durrës, Afrim Tafa;
  • Zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Zija Sulaj;
  • Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore, Kreshnik Skëndo.

Vendimi vjen menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa Policia e Shtetit ka ngritur një grup ekspertësh nga Policia Rrugore për të analizuar në detaje shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Paralelisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për të verifikuar nëse ka përgjegjësi nga ana e strukturave policore në këtë rast të rëndë.

Reklama në FieriWeb

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka nxitur reagime të forta mbi sigurinë rrugore dhe përgjegjësinë e institucioneve për parandalimin e aksidenteve të tilla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button