Drejtori i Përgjithshëm i Policisë uron studentët për nisjen e vitit të ri akademik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka përcjellë një mesazh urimi për studentët me rastin e nisjes së vitit të ri akademik.
Në mesazhin e tij, Hita u uron studentëve suksese në rrugëtimin e tyre akademik dhe thekson angazhimin e Policisë së Shtetit për garantimin e sigurisë në mjediset universitare.
“Për Policinë e Shtetit, nisja e vitit akademik sjell përgjegjësi dhe angazhim të shtuar për të garantuar sigurinë tuaj dhe një mjedis sa më të qetë për të studiuar”, shprehet ai.
Drejtori i Përgjithshëm nënvizon gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me studentët për parandalimin e fenomeneve që mund të cenojnë sigurinë në universitete.
“Siguria ndërtohet së bashku”, përfundon mesazhin e tij Drejtues Madhor Skender Hita, duke u uruar studentëve suksese në këtë kapitull të ri të jetës së tyre.





