AKTUALITET

Drejtori i policisë, garë ekspertësh! Profili i 15 kandidatëve për kreun e uniformave blu, vetëm dy aplikime nga jashtë


15 zyrtarë të lartë policie kanë dorëzuar dosjet për të aplikuar për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mes kandidaturave, bie në sy interesi i figurave me dekada eksperiencë në radhët e uniformave blu e nga ana tjetër edhe të figurave që në vite kanë mbajtur profil të ulët.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Mes aplikimeve janë tre drejtues departamenti, Pëllumb Seferi aktualisht drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare, Neritan Nallbati drejtues i departamentit për krimet dhe Rebani Jaupi drejtues i departamentit të rendit. Nga drejtoria e përgjithshme kanë aplikuar dhe Lutfi Minxhozi dhe Idajet Faskaj përkatësisht drejtor të Europolit dhe Interpolit.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Interes pati dhe nga drejtorët e qarqeve. Kanë aplikuar Skënder Hita drejtor i policisë Durrës, Ardian Çipa drejtor i policisë Gjirokastër, Ilir Proda drejtor i policisë Elbasan dhe zv/drejtorit për rendin në policinë Lezhë Altin Mena.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

I lartë interesi ka qenë edhe për zyrtarët që punojnë në Akademinë e policisë ku kanë konkurruar Adriatik Tafçiu, Gentian Shehaj, Sami Rasha dhe Hajrulla Xhivini. Jashtë uniformave blu ka vetëm dy aplikime, Shemsi Prençi dhe Ibrahim Disha. Të gjitha këto dosje do të kalojnë në filtrin e komisionit të posaçëm, i cili Brenda 10 ditëve do të vlerësojë të gjithë kandidatët me pikët përkatëse.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button