AKTUALITETFIERI YNË TVSTAR CHANNEL

Drejtoria Vendore e Policisë Fier nderon familjet e Dëshmorëve të Policisë me rastin e festave të fundvitit

Si pjesë e traditës së përvitshme, Drejtoria Vendore e Policisë Fier mirëpriti familjarët e punonjësve të Policisë që ranë në krye ose për shkak të detyrës, duke treguar kujdes dhe respekt për sakrificat e tyre.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Familjarët u pritën nga Zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Drejtues Ndue Doçi, i cili theksoi se fëmijët dhe familjarët e Dëshmorëve të Policisë janë pjesë e pandarë e familjes së Policisë së Shtetit dhe se institucioni mbetet gjithmonë pranë tyre.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në këtë aktivitet, familjarëve iu dorëzuan kartolina me urime nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, si dhe dhurata simbolike si shenjë e kujdesit dhe mbështetjes konkrete.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ky organizim përfaqëson vlerësimin e Policisë së Shtetit për ata që dhanë jetën për atdheun dhe mbështetjen e palëkundur ndaj familjeve të tyre.

#HeronjtëNukHarrohen #PoliciaPranëJush

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button