POLITIKËSTAR CHANNEL

“Dritat nuk t’i jep Zoti, por OSHEE”/ Rama: Brenda 2030, energjinë do ta prodhojmë 100% vetë! Edhe lufta po të plasë, s’na ndikon

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon takim me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë, Bërzhitë, Lagjia 12 të Tiranës.

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

Teksa foli për ndryshimet e bëra gjatë qeverisjes socialiste, Rama u ndal te energjia.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Kur erdhëm ne në qeveri një dekadë më parë, në rrugë nuk flisje dot se nuk dëgjoheshe nga zhurma e gjeneratorit. 10% e miletit nuk e paguante energjinë. Sot, për herë të parë kemi një ulje të përgjithshme të energjisë. E ulëm, sepse kemi ndryshuar komplet qasjen dhe përmbajtjen e sektorit. Ndërkohë, janë disa që thonë s’ju  vjen turp, Shqipërisë ia ka dhënë Zoti dritat. Akoma s’e kanë marrë vesh që dritat s’ti jep Zoti, ia jep OSHEE”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai shprehu ambicien se brenda kësaj dekade, Shqipëria do ta prodhojë vetë energjinë që i duhet dhe nuk do të importojë. Përkundrazi, tha ai, edhe do të shesim jashtë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Falë marrëveshjes së arritur me Emiratet e Bashkuara Arabe, brenda 2030 energjinë do të prodhojmë të gjithë vetë. Nga 0 që e kemi gjetur, energjia diellore do shkojë mbi 30%. Edhe lufta po të plasë, nuk do të na ndikojë, s’e do e kemi tonën luftën, madje do eksportojmë”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button