Drogë brenda repartit në Zall Herr/ Pezullohen 7 ushtarakë, reagon Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Mbrotjes ka reaguar në lidhje me rastin e kultivimit të bimëve narkotike brenda repartit ushtarak në Zall Herr, ngjarje për të cilën u vunë në pranga 3 ushtarakë dhe nën hetim 4 të tjerë.
Në reagimin e ministrit Niko Peleshi bëhet me dije se të 7 ushtarakët e përfshirë në këtë rast janë pezulluar nga detyra.
Peleshi fton organet e drejtësisë që të bëjnë detyrën në dënimin e të gjithë personave përgjegjës.
Ministria e Mbrojtjes: Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, bëri të mundur evidentimin dhe më pas asgjësimin e 125 bimëve kanabis, të cilat ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në territorin e zonës ushtarake të Zall Herrit.
Menjëherë janë pezulluar nga detyra të gjithë personat përgjegjës.
Dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm. Inkurajojmë organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën në çdo rast!
Mësohet se në repartin e Zall Herrit u zbuluan dhe asgjësuan 125 bimë kanabis.
Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:
– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.
Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:
– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.