KOSOVARAJONI

“Duam të kthehemi në Kosovë”, gazetari serb: Është vendlindja ime! Diktatura e Vuçiçit…


Gazetari serb, Radomir Dimiç ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që t’iu sigurojë kushte serbëve që kanë jetuar në Kosovë që të kthehen në vendlindje, pasi konsideron se po qendrojnë nga halli në Serbi.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai ka shtuar se nuk mund të  jetojë nën regjimin diktatorial të Aleksandër Vuçiçit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“I nderuar kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në harmoni me thirrjen tuaj publike për kthimin e serbëve të Kosovës, ju drejtohem personalisht që të më mundësoni dhe të më siguroni kushte ekzistenciale në vendlindjen time, pas 20 e më shumë viteve jetesë në Serbi e cila në saje të rrethanave të krijuara më është bërë strehimore e zorit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Unë nuk dua të jetoj në një regjim diktatorial, i cili bazohet në industrinë e sistemit popullist të një diktatori me 12 vjet pushtet e diktaturë. Unë si kosovar jam i përkushtuar me gjithë qenien për një Kosovë Demokratike Evropiane. Dua të bëjë gjithçka për ndërtimin e mirëbesimit të serbëve të Kosovës”, tha ai.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button