AKTUALITETSTAR CHANNEL

“Duhet të bëheni të fortë”, trajneri i Dinamos ngushëllon shokët e skuadrës së 14-vjeçarit që u vra me thikë, ata e dëgjojnë kokulur


Vdekja e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili mbeti viktimë e një sherri të rëndë me thikë, pranë shkollës “Fan Noli”, tronditi edhe shokët e tij të skuadrës “Dinamo”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Me kokën ulur dhe të përlotur, ata shihen së bashku, por pa nxjerrë asnjë fjalë… ndërsa trajneri i tyre, Egert Bakalli, mundohet t’i ngushëllojë dhe t’i japë disa porosi.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Duhet të bëhemi të fortë, s’kemi ç’të bëjmë. Jeta është e poshtër prandaj ju them. Kjo është mosha më delikate e juaja. Le të shajë tjetri kthe kurrizin, ik në shtëpinë tënde. Për vete e kanë të tjerët”, dëgjohet t’u thotë ai.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

I mituri u plagos disa herë me thikë pak metra larg ambienteve të shkollës, por edhe pse u transportua në spital, nuk mundi dot të mbijetonte, ndërsa shoku i tij, edhe ai i plagosur rëndë është në monitorim në spital.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button