POLITIKËSTAR CHANNEL

Dumani në Fier – Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në prag të zgjedhjeve

Më 11 prill 2025, në ambientet e Prokurorisë së Fierit, u zhvillua një takim i rëndësishëm pune në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në këtë takim mori pjesë drejtuesi i SPAK-ut, z. Altin Dumani, i cili u prit nga prokurorët e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit në hetimin e ngjarjeve që cenojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike, me theks të veçantë gjatë periudhës zgjedhore. Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e vlerësimit të kujdesshëm të informacioneve, kryerjes me cilësi dhe në kohë të shpejtë të veprimeve të para hetimore, si dhe njoftimit të menjëhershëm të SPAK për çështjet që hyjnë në kompetencën e tij.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Takimi u vlerësua si një hap domethënës për garantimin e ligjshmërisë dhe integritetit të proceseve zgjedhore në qarkun e Fierit.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

fieriweb.com

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button