KRONIKËSTAR CHANNEL
Durrës/ Aksident tragjik në lagjen 15, dy fëmijë humbin jetën, një në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në lagjen 15 të qytetit të Durrës, ku një automjet tip “Benz ML”, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, ka përplasur tre fëmijë që po luanin në zonë.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, njëri prej fëmijëve ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë më pas si pasojë e plagëve të marra. Fëmija i tretë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit pritet të merret në pyetje nga autoritetet.
Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme.




