KRONIKËSTAR CHANNEL

Durrës/ Babai plagos me thikë vajzën dhe një të ri pranë tregut të fruta-perimeve

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne pranë tregut të fruta-perimeve në qytetin e Durrësit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur me mjet prerës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, shtetasi Mikel Ndoj, 56 vjeç, ka goditur dy herë me thikë vajzën e tij, Xhesika Ndoj, 24 vjeçe. Gjatë konfliktit ka ndërhyrë edhe një tjetër shtetas, me iniciale O.M., i cili ka tentuar të shuajë përplasjen mes babait dhe vajzës, por ka mbetur edhe ai i plagosur nga goditjet me thikë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Të dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, ku sipas burimeve mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen dhe arrestimin e tij.

Reklama në FieriWeb

Paraprakisht mësohet se shkak i konfliktit kanë qenë mosmarrëveshje familjare, të lidhura me divorcin e 56-vjeçarit nga bashkëshortja e tij. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje.

Related Articles

Back to top button