KRONIKËSTAR CHANNEL

Durrës/ Humb jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi pas zjarrit në një magazinë, një tjetër person në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektor Rinia, Durrës, ku një zjarr ka rënë rreth orës 08:00 në një nga ambientet e magazinave të një subjekti privat.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer në ambientin ku gatuhej për punonjësit dhe dyshohet se shkak ka qenë një bombul gazi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën, dyshohet nga asfiksia, shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, me origjinë nga Bangladeshi. Ndërkohë, një tjetër person, shtetasi Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Reklama në FieriWeb

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button