Durrës – Plagoset personazhi i njohur i TikTok-ut, Fabion Kuçi (GUCCI)

Personazhi i njohur i rrjetit social TikTok, Fabion Kuçi, i njohur ndryshe si GUCCI, është plagosur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, në lagjen nr. 9, e njohur si Lagjja e Re.
Sipas policisë, autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Fabion Kuçi është një figurë e njohur në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku së fundmi ishte bërë mjaft aktiv, shpesh i përfshirë në debate dhe përplasje virtuale me personazhe të tjerë të njohur të kësaj platforme, si Kozak Braçi dhe Xhemal Ujka (Fire).
Ai ka gjithashtu një precedent penal jashtë vendit, duke qenë i dënuar më parë në Angli për vepra të ndryshme penale, ku ka vuajtur disa vite burg. Kuçi ishte kthyer në Shqipëri vetëm pak muaj më parë.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e plota të ngjarjes, ndërsa u bën thirrje qytetarëve dhe dëshmitarëve që mund të kenë informacion për incidentin të bashkëpunojnë me autoritetet.




