AKTUALITETSTAR CHANNEL

Durrësi dhe Vlora nën fluksin e gushtit, mijëra pasagjerë dhe automjete në porte

Portet e Durrësit dhe Vlorës po përballen këtë të diel me fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh, në një nga periudhat më të ngarkuara të sezonit turistik. Mijëra pasagjerë po hyjnë në Shqipëri përmes linjave të trageteve me Italinë, ndërsa autoritetet kanë marrë masa për përballimin e lëvizjeve të shtuara.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në Portin e Vlorës, gjatë kësaj të diele pritet të mbërrijnë rreth 2.700 pasagjerë me tre tragete të linjës Brindisi-Vlorë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Dy tragete kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit, duke sjellë rreth 1.980 pasagjerë, ndërsa trageti i tretë pritet të ankorohet gjatë pasdites me rreth 700 udhëtarë në bord.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Krahas pasagjerëve, në port pritet të mbërrijnë rreth 700 automjete, duke shtuar ndjeshëm ngarkesën në pikën e kalimit kufitar.

Reklama në FieriWeb

Për të shmangur radhët e gjata dhe për të përshpejtuar procedurat e kontrollit të dokumenteve, Policia Kufitare ka shtuar numrin e sporteleve. Nga tetë sportele që funksionojnë gjatë pjesës tjetër të vitit, gjatë sezonit turistik janë vënë në dispozicion 12 sportele.

Mes udhëtarëve që kanë mbërritur në Vlorë ka edhe turistë italianë që kanë zgjedhur Shqipërinë për pushimet verore. Një pjesë pritet të qëndrojnë në Vlorë, ndërsa të tjerë do të vijojnë drejt destinacioneve të tjera turistike në jug të vendit.

Fluks i lartë regjistrohet edhe në Portin e Durrësit. Deri tani kanë mbërritur katër tragete, nga të cilat kanë zbritur 5.359 pasagjerë dhe 1.564 automjete.

Lëvizjet do të vijojnë edhe gjatë mbrëmjes, pasi në port pritet të mbërrijnë edhe dy tragete të tjera.

Autoritetet po vijojnë punën për menaxhimin e fluksit të shtuar të pasagjerëve dhe automjeteve, ndërsa portet e Durrësit dhe Vlorës mbeten dy nga pikat kryesore të hyrjes në Shqipëri për udhëtarët që vijnë nga Italia gjatë sezonit veror.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button