KRONIKËSTAR CHANNEL

DVP Durrës finalizon operacionin “Winter”, 13 të arrestuar për trafik droge në Kavajë

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Winter”, duke arrestuar 13 persona të dyshuar për shpërndarje droge në Kavajë, kryesisht pranë shkollave. Një tjetër person është proceduar në gjendje të lirë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, shërbimet operacionale të DVP Durrës dhe Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, peshore elektronike, pajisje për presimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike, shuma parash dhe 19 celularë. Po ashtu, u gjetën dhe u sekuestruan 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb dhe pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, të cilat dyshohet se përdoreshin në një ambient të përshtatur për këtë aktivitet.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Policia vijon hetimet për kapjen e të dyshuarit të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Njoftim i DVP Durrës:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Winter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me shërbimet operacionale të DVP Durrës dhe me Komisariatin e Policisë Kavajë, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

Shitnin doza kokaine dhe kanabisi në afërsi të shkollave në Kavajë, në bashkëpunim dhe individualisht, identifikohen 15 shtetas. Vihen në pranga 13 prej tyre, 1 vihet në hetim, tjetri shpallet në kërkim.

Sekuestrohen qindra doza kokaine dhe kanabisi, pajisje për presimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza dhe shuma parash.

Gjithashtu, sekuestrohen 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb dhe pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, që u gjetën në një ambient në Kavajë, që dyshohet se ishte përshtatur për modifikimin e armëve të zjarrit.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të një procedimi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, strukturat e DVP Durrës kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Winter”, gjatë të cilit u ekzekutuan urdhrat e ndalimit për 13 shtetas, si më poshtë:

R. Gj., 35 vjeç, banues në Rrogozhinë;
R. D., 29 vjeç, banues në Kavajë;
E. D., 22 vjeç, banues në Kavajë;
R. L., 25 vjeç, banues në Kavajë;
R. K., 19 vjeç, banues në Kavajë;
A. Sh., 23 vjeç, banues në Kavajë;
R. Sh., 21 vjeç, banues në Kavajë;
E. M., 29 vjeç, banues në Kavajë;
B. B., 33 vjeç, banues në Kavajë;
S. A., 25 vjeç, banues në Kavajë;
K. V., 52 vjeç, banues në Kavajë;
B. D., 50 vjeç, banues në fshatin Synej;
A. Xh., 38 vjeç, banues në Kavajë.

Gjithashtu, ka nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 32 vjeç, banues në Kavajë dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. D., 32 vjeç, banues në Kavajë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë;

3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, 1 detektor dhe 1 bllokuesh valësh.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe individualisht, shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në zona të ndryshme të Kavajës, kryesisht afër shkollave.

Vijon puna për kapjen e shtetasit B. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button