KRONIKËSTAR CHANNEL

DVP Fier: Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur, vjedhje dhe dhunë në familje – 15-vjeçarja përfundon në spital pas konsumimit të detergjentit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka bërë publike një sërë masash të marra gjatë 24 orëve të fundit, ku janë regjistruar arrestime dhe procedime penale për vepra të ndryshme penale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. Z., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 18 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në Divjakë, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasin A. P., 23 vjeç, banues në fshatin Sopëz, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe materiale pune në dy ambiente të ndryshme.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. S., 56 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ushtronte aktivitet në një servis automjetesh pa dokumentacionin përkatës.

Reklama në FieriWeb

Në Fier, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. M., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas për motive të dobëta.

Në Lushnjë, specialistët referuan materialet në Prokurori për shtetasin R. L., 71 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe mbante në banesë një armë gjahu pa leje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa në Roskovec, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në fshatin Kuman, pasi në celularin e tij u konstatuan faqe për lojëra fati.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Po gjatë ditës së djeshme, një 15-vjeçare është dërguar nga familjarët në Spitalin Rajonal Fier, pasi kishte konsumuar detergjent. Më pas ajo u transportua drejt Spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Related Articles

Back to top button