KRONIKËSTAR CHANNEL

DVP Vlorë/ Dhunë, aksident në punë, humbje jete dhe aksident rrugor – procedime dhe referime në Prokurori

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materiale në Prokurori dhe kanë kryer veprimet procedurale për disa ngjarje të ndodhura ditët e fundit në qytetin dhe rrethinat e Vlorës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Himarë, pasi më datë 24.12.2025, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, dyshohet se ka dhunuar fizikisht me grushte shtetasin A. B., 62 vjeç, banues në Vlorë, duke i shkaktuar dëmtime fizike. I dëmtuari ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasi E. S., 21 vjeç, administrator i firmës që kryen punime në kantierin e ndërtimit në portin e Vlorës, pasi punëtori i tij, shtetasi A. A., 40 vjeç, banues në Vlorë, më datë 24.12.2025, ka rënë nga skeleria, duke pësuar dëmtime. I dëmtuari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Po këta specialistë kanë referuar materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë dhe rezident në Gjermani, gjatë një loje futbolli, pasi është goditur nga topi në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka pësuar atak kardiak.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë referuar materiale në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për shtetasin S. Sh., 26 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin M. I., 78 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Related Articles

Back to top button