KRONIKËSTAR CHANNEL

DVP Vlorë/ Procedohen penalisht 8 shtetas për vepra të ndryshme penale

Policia e Vlorës ka referuar në Prokurori materialet hetimore dhe ka nisur procedimin penal për tetë shtetas të dyshuar për vepra të ndryshme penale në qytete të ndryshme të qarkut.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Në Vlorë, një 37-vjeçare nga Tirana dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajshe, e cila tashmë ndodhet në kujdesin e shërbimeve sociale. Gjithashtu, një 40-vjeçar nga Kanina akuzohet për vjedhjen e 180 litrave vaj ulliri dhe një arme gjahu në një banesë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në Orikum, autoritetet po hetojnë djegien e një eskavatori pranë “Portit të Jahteve”, ndërsa në Himarë, një 84-vjeçar dhe një 41-vjeçar janë proceduar pas një konflikti pronësie.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në Sarandë, një 35-vjeçar nga Ksamil dyshohet për kanosjen e xhaxhait të tij për çështje pronësie, ndërsa një 44-vjeçar akuzohet për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të policisë. Po ashtu, dy gra, 35 dhe 60 vjeçe, janë proceduar pas një konflikti fizik në rrugë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button