KRONIKËSTAR CHANNEL

Dy automjete marrin flakë në autostradën Lushnje–Fier dhe Vlorë–Fier, fatmirësisht pa të lënduar

Dy incidente të ngjashme janë regjistruar këtë të mërkurë në dy akse kryesore në jug të vendit, ku automjete të tipit Ford janë përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes, duke shkaktuar panik te udhëtarët, por pa pasoja në njerëz.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja e parë ndodhi në autostradën Lushnje–Fier, pranë zonës së njohur si “Pushimi i shoferit”. Automjeti u përfshi papritur nga flakët dhe, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve nga Lushnja, u djeg plotësisht. Tre personat që ndodheshin në mjet arritën të dilnin në kohë dhe nuk pësuan lëndime.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ngjarja e dytë u shënua pak më vonë në autostradën Vlorë–Fier, ku një tjetër automjet tip Ford mori flakë në lëvizje, duke alarmuar pasagjerët. Edhe në këtë rast, ata arritën të largoheshin në kohë, pa dëmtime.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në të dyja rastet, shkaku paraprak dyshohet të jetë një defekt teknik, konkretisht në sistemin elektrik të mjeteve. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë kanë qenë të pranishme në vendngjarje për hetimet dhe për të menaxhuar trafikun, i cili u rëndua përkohësisht për shkak të ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button