POLITIKËSTAR CHANNEL

Dy gëzime në një ditë për Edi Ramën dhe protesta dëshpëruese e Sali Berishës

Dita e nesërme pritet të jetë ndër më të veçantat në karrierën politike të kryeministrit Edi Rama. Dy gëzime në një ditë – një rezultat politik historik dhe një sukses diplomatik në arenën ndërkombëtare – do të përplasen simbolikisht me një protestë të paralajmëruar nga Sali Berisha, e cila më shumë se revoltë, duket si një akt dëshpërimi personal.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gëzimi i parë është fitorja e thellë e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, ku PS arriti të marrë 83 mandate në Kuvend, duke siguruar jo vetëm shumicën absolute, por edhe një mbështetje masive nga qytetarët shqiptarë. Ky rezultat është një konfirmim i qartë i besimit të elektoratit dhe i stabilitetit që mazhoranca e majtë ka krijuar ndër vite.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gëzimi i dytë është diplomatik dhe me përmasa ndërkombëtare: ardhja e liderëve më të rëndësishëm të Bashkimit Europian në Tiranë për Samitin e BE-Ballkani Perëndimor. Për herë të parë, Tirana kthehet në qendër të diplomacisë europiane, një dëshmi e rolit të ri që Shqipëria po luan në rajon dhe e reputacionit në rritje të qeverisë shqiptare në tryezat e mëdha ndërkombëtare.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Por përballë këtyre dy zhvillimeve pozitive që i japin vendit imazh, forcë dhe orientim të qartë europian, opozita e Sali Berishës ka zgjedhur të organizojë një protestë të dëshpëruar, pikërisht në të njëjtën ditë kur Shqipëria pret liderët më të lartë të kontinentit.

Reklama në FieriWeb

Kjo protestë nuk ka as kauzë, as peshë publike. Ajo është një përpjekje për të errësuar dritën që bie mbi sukseset e qeverisë dhe për të devijuar vëmendjen nga izolimi gjithnjë e më i thellë i një opozite që nuk përfaqëson më shumicën e qytetarëve, por një pakicë të zhurmshme në mbrojtje të një lidershipi të vjetër dhe të konsumuar.

Në një vend ku politika ka nevojë për ide të reja dhe përballje institucionale, protesta e nesërme përfaqëson të kundërtën: retorikë e harxhuar, nostalgji për tension, dhe mungesë totale e një alternative.

Ndërsa Edi Rama mirëpret liderët e Europës dhe feston një fitore madhore zgjedhore, Sali Berisha do të përpiqet të mbledhë turmën e rradhës në rrugë – një rrugë që duket gjithnjë e më shumë pa krye.

Ne foto: Vladimir Muçaj

Vladimir Muçaj / newsalbania.al

Related Articles

Back to top button